Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu VII, pika 21, në përfundim të konkurrimit sipas procedurës së lëvizjes paralele për pozicionin Specialist, Sektori Oponencës Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se;
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet pa kandidatë të përzgjedhur fitues dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu IV, pika 20, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil, për 5 (pesë) vende, në pozicionin Specialist i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë (kategoria ekzekutive, III-b), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë, se
Procedura përfundon pa kandidatë të përzgjedhur fitues.