Bashkia Vau Dejës në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut IV, pika 2 e Vendimit nr 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së verifikimit paraprak të kandidatëve për pranim në shërbimin civil, njofton se për pozicionet:
“Specialist në Sektorin e Shërbimeve Publike”
“Specialist në Sektorin e Bujqësisë, Ujitjes dhe Kullimit”
“Specialist në Sektorin e Mbrojtjes së Mjedisit”
“Inspektor në Sektorin e Inspektimit në Pyje dhe Kullota”
“Specialist në Sektorin e Menaxhimit të Pyjeve dhe Kullotave”.
Mbyllet procedura e verifikimit paraprak për pranimin në shërbimin civil pa konkurentë dhe pa fitues.