Këshilli i Lartë Gjyqësor, Shpallje fituesi

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu VII, pika 22, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së lëvizjes paralele, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist për sigurinë në gjykata, (kategoria ekzekutive, III-b), Sektori i Administrimit Gjyqësor dhe Standardeve, Drejtoria e Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën fituese si më poshtë:

 

  1. Adrian Dervishi 67 pikë,
  2. Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për pranimin në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Administrimit Gjyqësor dhe Standardeve (kategoria ekzekutive, III-b), Drejtoria e  Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se: 

    -Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së pranimit në shërbim civil, janë:

     

    1. Agelina Hristiç,
    2. Desara Avdulaj,

     

    -Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 25.05.2022, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

    – Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët, për rezultatin e testimit me shkrim, për procesin e vlerësimit të jetëshkrimit dhe zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë, do të jetë nëpërmjet adresës së email të secilit kandidat.