BASHKIA LEZHË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të
lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë, pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin:
1. Drejtor në Drejtorinë e Bujqësisë, Ujitjes dhe Administrimit të Pyjeve, në Bashkinë Lezhë- Kategoria II-b.
Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit janë:
1. Nikolin Prendi
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 30.05.2022 ora 13:00, në ambientet e Këshillit të Bashkisë Lezhë.