Komisioni i Prokurimit Publik, Rezultatet e Verifikimit Paraprak

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të pikave 25 dhe 26 të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

“Inspektor” në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: III-a, me profil ekonomist / jurist / inxhinier ndërtimi / inxhinier mjedisi. (tre kandidatë);

 

Në zbatim të pikës 24, kreu III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, si dhe Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:

  • Albi Dvorani

 

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se, duke filluar nga data 18.05.2022 do të njoftohen nëpërmjet portalit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqes zyrtare të KPP-së, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën ngritjes në detyrë, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurimi.