Bashkia Vau Dejës në zbatim të nenit 22 dhe 23 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut IV, pika 13 e Vendimit nr 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve për lëvizje paralele njofton se për pozicionin:
Specialist në Sektorin e Shërbimeve Publike, kandidati fitues është:
- Emanuel Mardoda
- Bazuar në nenin 26 të ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, (i ndryshuar) si dhe Kreut III, pika 39, 43 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve për konkursin e zhvilluar për ngritjen në detyrë në nivelin e ulët drejtues njofton se për pozicionin:
“Përgjegjës në Sektorin e Burimeve Njerëzore”, kandidati fitues është:
- Xhuana Kaçi