Këshilli i Lartë Gjyqësor, Rezultatet e verifikimit paraprak

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për ngritjen në detyrë dhe pranimin nga jashtë në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Shef i Sektorit të Shërbimeve Administrative, Drejtoria e Shërbimeve Administrative, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-a), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:

-Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurrimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, është:

– Elton Bodini,

 

– Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 31.05.2022, ora 10.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

– Në të njëjtën ditë, më datë 31.05.2022, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.