Këshilli i Qarkut Vlorë, REZULTATET E VERIFIKIMIT

Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, si dhe shpalljes Nr. 601 Prot, datë 29.03.2022 për lëvizjen paralele dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive “Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të testimit  me shkrim në procedurën e konkurrimit për  pranimit nga jashtë shërbimit civil, Ju bën me dije se: 

 

  • Në përfundim të fazës së testimit me shkrim në procedurën e konkurrimit për plotësimin e vendit të lirë për pozicionin “Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës” në Këshillin e Qarkut Vlorë, Komiteti i Përhershëm i Pranimit nuk kualifikon asnjë kandidatë për të vazhduar fazat e tjera të konkurrimit për këtë pozicion.