Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikave 1 dhe 2, të kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar,
Njësia Përgjegjëse në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të shpalljes për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- “Specialist Jurist”, pranë “Sektorit të Monitorimit të Zbatimit të Vendimeve dhe Shërbimit Ligjor” në “Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës”, në Komisionin e Prokurimit Publik, kategoria III-b.
Në zbatim të pikës 4, kreu IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar, kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:
- Herlina Muça
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se, duke filluar nga data 11.04.2022 do të njoftohen nëpërmjet portalit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqes zyrtare të KPP-së, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit nga jashtë në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurimi.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të pikave 25 dhe 26 të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
Inspektor, në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: III-a (“Master Shkencor” në Shkenca Juridike), (një kandidat);
Në zbatim të pikës 24, kreu III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, si dhe Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:
- Erjola Nasufi
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se, duke filluar nga data 11.04.2022 do të njoftohen nëpërmjet portalit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqes zyrtare të KPP-së, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e ngritjes në detyrë, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurimi.