Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tiranë, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele njofton se për pozicionin/pozicionet:
708-Specialist – Zyra e Informimit Qytetar, Njësia Administrative, Njësia Bashkiake nr.2 , Bashkia Tiranë – Kategoria: IV-a
Nuk ka kandidatë fitues.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tiranë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
710- Pergjegjes Sektori – Sektori i Mirmbajtjes se Sistemeve, Drejtoria e Tekonlogjise se Informacionit dhe Komunikimit, Drejtoria e Pergjithshme e Teknologjise se Informacionit Inovacionit dhe te Dhenave ,Bashkia Tirane – Kategoria: III-a
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit