KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE, Verifikim Paraprak

Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr.152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar,  kreut  IV  të vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njoftojmë se:

 

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, të kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta të pozicionit të punës Specialist në Sektorin e Programeve të Edukimit Zgjedhor në Drejtorinë e Komunikimit të përcaktuara në shpalljen për konkurim, shpallet lista paraprake e kandidatëve që kualifikohen në fazën konkurrimi dhe intervistës së strukturuar me gojë, si më poshtë;

 

  1. Arben HYSENAJ

 

  1. Said BREGASI

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.