Keshilli i Larte Gjyqesor, Rezultatet e verifikimit paraprak

Bazuar në ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për ngritjen në detyrë dhe pranimin nga jashtë shërbimit civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Drejtor Drejtorie, (kategoria e mesme drejtuese, II-b), në Drejtorinë e Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:

– Kandidati i kualifikuar, për të vazhduar konkurrimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbimin civil, është:

  1. Znj. Afërdita Deda,

– Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet në datën 07.04.2022, ora 09:30, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

– Në të njëjtën ditë, më datë 07.04.2022, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi, bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.