BASHKIA LEZHË, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës
dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Raportit të Komitetit të Përhershëm të Pranimit për Shërbimin Civil në Bashkinë Lezhë të datës 24.03.2022, Njësia përgjegjëse në Bashkinë Lezhë, në
përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se për pozicionin:

1. Specialist në Sektorin e Dhënies dhe Monitorimit të Lejeve Zhvillimore, Drejtoria e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban, Bashkia Lezhë, Kategoria III-b.

Lista e kandidatëve fitues është si më poshtë:

1. Doriana Sherri

Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me email për rezultatet e marra.

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 31 të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e e
vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Raportit të Komitetit të Ngritjes në Detyrë të datës 24.03.2022, Njësia Përgjegjese e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Lezhë, në përfundim
të procedurës së ngritjes në detyrë, për shpalljen lloji i diplomës “Arkitekturë/Inxhinieri, Niveli Minimal i diplomës “Master Shkencor” për pozicionin:
1. Përgjegjës i Sektorit të Hartimit të Projekteve, Drejtoria e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban, Bashkia Lezhë – Kategoria III-a

Lista e kandidatëve fitues është si më poshtë:

1. Gjyste Dushkaj
Kandidatet që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me e-mail për rezultatet e arritura.