ZYRA INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 31, të Kreut II, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit për procedurën e lëvizjes paralele, njofton se, për pozicionin:

 

  • 2 (dy) Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-kategoria-II-b.

 

 

Kandidat fitues është:

 

  • Vildan Kaloshi
  • Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 24, të Kreut III, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njofton se, për pozicionin:

     

    • 1 (një) Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë- kategoria-II-b

     

    Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.

  • Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut VII, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të afateve ligjore për procedurën e lëvizjes paralele, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, njofton se, procedura e lëvizjes paralele për pozicionet:
    • 1 (një) Specialist në Sektorin e Përfaqësimit dhe Raportimit, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b;
    • 1 (një) Specialist në Sektorin e Studimeve Juridike dhe Analizës Ligjore, në Drejtorinë e Analizës Ligjore dhe Hartimit të Akteve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimeve Juridike, pranë së Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b;
    • 1 (një) Specialist në Sektorin e Hartimit të Akteve dhe Analizës Ligjore, në Drejtorinë e Analizës Ligjore dhe Hartimit të Akteve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimeve Juridike, pranë së Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b.

     

     

     

    Mbyllet për shkak të mungesës së kandidaturave për konkurrim.