Keshilli i Larte Gjyqesor, Rezultatet e verifikimit paraprak

Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar; Kreu III, pika 36 dhe 39, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për 1 (një) vend në pozicionin Shef i Sektorit të Administrimit Gjyqësor dhe Standardeve, Drejtoria e Administrimit Gjyqësor dhe Standardeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-a), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën fituese si më poshtë:

 

  1. Eneda Ajdari 73.60 pikë
  2. Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreut VII, pika 9, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për pozicionin:
    • 2 (dy) vende, në pozicionin Specialist i Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë dhe Botimet (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë dhe Botimet, në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

     

    Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.