ZYRA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË, REZULTATET E VERIFIKIMIT

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut VII, të VKM nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionet:

 

  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Përfaqësimit dhe Raportimit, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b;
  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Studimeve Juridike dhe Analizës Ligjore, në Drejtorinë e Analizës Ligjore dhe Hartimit të Akteve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimeve Juridike, pranë së Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b;
  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Hartimit të Akteve dhe Analizës Ligjore, në Drejtorinë e Analizës Ligjore dhe Hartimit të Akteve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimeve Juridike, pranë së Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b.

 

 

Nuk ka kandidatë për fazën e dytë të konkurrimit.

 

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 16, të Kreut II, të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:

 

  • 2 (dy) Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë kategoria – II-b.

 

Kandidat i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:

 

  • Vildan Kaloshi

 

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 18.03.2022 ora 10:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë.