Në mbështetje të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, si dhe në vijim të procedurës për plotësimin e vendit vakant, të shpallur me shkresën nr. 626, datë 15.02.2022, Specialist për Buxhetin”, pranë Sektorit të Buxhetit, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Mirëmenaxhimit Financiar”, njësia përgjegjëse mbas verifikimit paraprak, njofton se kandidati:
- Zoti Gramoz Hoxha
plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Kandidati do të vlerësohet nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, për Nivelin Ekzekutiv, për dokumentacionin e dorëzuar, testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë, në datë 21.03.2022, ora 13:00, në ambientet e Institucionit të Presidentit, duke respektuar protokollet përkatëse të sigurisë, të nxjerra nga Instituti i Shëndetit Publik, për shkak të pandemisë së krijuar nga COVID-19.