Në mbështetje të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, si dhe në vijim të procedurës për plotësimin e vendit vakant, të shpallur me shkresën nr. 626, datë 15.02.2022, Specialist për Arkivin dhe Sigurinë”, pranë Sektorit të Sigurisë dhe Arkiv -Protokollit, në Drejtorinë Juridike, Sigurisë dhe Arkiv -Protokollit”, njësia përgjegjëse mbas verifikimit paraprak, njofton se kandidatët:
- Zonja Jeta Dashi
plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Kandidatja do të vlerësohet nga Komisioni i Përhershëm i Pranimit, për Nivelin Ekzekutiv, për dokumentacionin e dorëzuar, testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë, në datë 17.03.2022, ora 11:00, në ambientet e Institucionit të Presidentit, duke respektuar protokollet përkatëse të sigurisë, të nxjerra nga Instituti i Shëndetit Publik, për shkak të pandemisë së krijuar nga COVID-19.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 242, datë 18/03/2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, si dhe në vijim të procedurës së ngritjes në detyrë, të shpallur me shkresën nr. 363 prot., datë 28.01.2022, për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Dekorimeve dhe Bibliotekës”, në Drejtorinë e Shtetësive, Faljeve dhe Dekorimeve”, në Institucionin e Presidentit të Republikës, njofton se:
- Zonja Qerime Guri
do të vazhdojë konkurrimin në procedurën e ngritjes në detyrë, për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Dekorimeve dhe Bibliotekës”.
Kandidatja do të vlerësohet nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë (KPND), në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë, në datë 17.03.2022, ora 12:00, në ambientet e Institucionit të Presidentit, duke respektuar protokollet përkatëse të sigurisë, të nxjerra nga Instituti i Shëndetit Publik, për shkak të pandemisë së krijuar nga COVID-19.