Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me të fundit nr. 746, datë 19.12.2018, Kreu VII, pika 22, si dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”. Autoriteti i Konkurrencës, nga testimi i realizuar në datën 11.03.2022, nëpërmjet procedurës së “Lëvizjes paralele” për pozicionin Specialist i Sektorit të Komunikimit në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Buxhetit dhe Komunikimit, shpall fitues Znj. Albana Plloçi.