Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, VERIFIKIM PARAPRAK

1 (një) “Specialist për marrëdhëniet me publikun”, në Sektorin e Burimeve njerëzore dhe Marrëdhënieve me Publikun, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës.

 Kategoria e pagës III-b

 

Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të DhënavePersonale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, levizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë egzekutive”, i ndryshuar,  njofton,  se në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave dhe verifikimin paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në kategorinë egzekutive dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, konstaton se në përfundim të këtij afati,  është  kualifikuar për të vijuar me fazën e dytë të konkurimit

 

 

  • Brikena Tepelena

 

  1. Testimi me shkrimi do të zhvillohet në datën 23.03.2022, ora 10:00, në ambjentet e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, adresa RR’Abdi Toptani, ND.5,Tiranë”
  2. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet pas testimit me shkrim. Për datën do të njoftoheni nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit.

 

Vëmendje: Në rast të ndryshimit të datës së testimit me shkrim, do të njoftoheni nëpërmjet faqes zyrtare,  por edhe elektronikisht në  emailin personal, të konfirmuar në dokumentacionin e dorëzuar .