Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po ju dërgojmë për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, emrin e kandidates që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “Specialist Jurist” në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve.
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist Jurist” në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 21.02.2022 është: Znj. Çeljeta Pashaj
Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidati, konstaton se kandidatja plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.
Njoftim për listën e fituesve për konkursin “këshilltar” në Shërbimin e Bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 26 “Plotësimi i vendeve të lira ne kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese”, pika 7, shkronja “a”, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira ne kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese ”, Kreu II “Lëvizja paralele brenda së njëjtës kategori”, pikave 20, 21, 22 dhe 25, po publikojmë emrin e kandidatit fitues për konkursin “këshilltar” në Shërbimin e Bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare si më poshtë:
Znj. Ina Jano, më 85 pikë.