Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; neni 22, 25, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me të fundit nr. 746, datë 19.12.2018;
Autoriteti i Konkurrencës njofton se:
Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për pozicionin “Specialist i Sektorit të Komunikimit” në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Buxhetit dhe Komunikimit, në Autoritetin e Konkurrencës, rezulton se kandidatët që plotësojnë kriteret e veçanta dhe të përgjithshme dhe do të vazhdojnë konkurrimin me procedurën e lëvizjes paralele janë:
Znj. Albana Plloçi
Konkurrimi për këtë pozicion do të zhvillohet në datën 11.03.2022, në orën 10.00, në ambjentet e Autoritetit të Konkurrencës.