Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Kreut IV, “Konkurimi” pikave 1/a, 2, 3, dhe pikës 4, po ju përcjellim listën me kandidatët që do të testohen me shkrim dhe me gojë për pozicionin “specialist finance”, pranë Shërbimit të Financës dhe Buxhetit.
Lista e kandidatëve të cilët do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “ Pranimi në Shërbimin Civil”, për pozicionin “specialist finance”, pranë Shërbimit të Financës dhe Buxhetit është si më poshtë:
1.Arjola Prendi
2.Meriban Agaj
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po ju dërgojmë për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, emrin e kandidates që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “sekretar i Sekretarit të Përgjithshëm” pranë Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm.
Për konkursin e shpallur për pozicionin “sekretar i Sekretarit të Përgjithshëm” pranë Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 14.02.2022 është: Znj. Sara Sulaj.
Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidati, konstaton se kandidati plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.
Konkurimi do të zhvillohet në datën 07.03.2022, ora 10:00 në mjediset e Kuvendit.