Në bazë të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”(i ndryshuar); Vendimit nr. 118, datë 05/03/2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”,( i ndryshuar), shpallim listën e fituesit për konkursin e shpallur më datë 19.11.2021, si më poshtë vijon: Komisioni i Pranimit për Ngritjen në Detyrë në përfundim të testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë mbështetur në :
– Vendimin nr.473, datë 03.02.2022 shpall fitues të konkursit për pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm” kandidatin Adnand Shuli me 95 (nëntëdhjetë e pesë) pikë gjithësej.
Ankesat e kandidatëve për rezultatet e testimit dhe intervistës me gojë, mund të depozitohen brenda 5(pesë) ditëve pas shpalljes publike pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore, Bashkia Gramsh