ZYRA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË, REZULTATET E VERIFIKIMIT

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut III, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve për ngritjen në detyrë dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

 

  • 1 (një) Përgjegjës në Sektorin e Ndihmës Juridike dhe Ankesave, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – kategoria- III-a.

 

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:

 

  • Elis Kuçi

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 04.02.2022, ora 09:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë.

 

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 04.02.2022, ora 11:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë.