Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Bashkia Vorë në mbështetje të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, Vendimit Nr. 118, datë 5.3.2014 “Për Procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të Tnd-së” të ndryshuar, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve, njofton se për pozicionin:
Sekretar i Përgjithshëm.
Kandidati fitues është:
- Daut Buraj me 84.2 pikë.
- Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, VKM-së nr.242 date 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese “, i ndryshuar, po ju dërgojmë, njoftimin për verifikimin paraprak të lëvizjes paralele për vendet e lira të punës në kategorinë si më poshtë:
Ne kategorine e ulet drejtuese për pozicionin:
- Përgjegjës në Sektorin e Monitorimit dhe Zbatimit të Buxhetit, Drejtoria e Menaxhimit Financiar.
Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak rezulton se nuk është paraqitur asnjë kandidat që plotëson kushtet për lëvizjen paralele.
Për sa më lart plotësimi i këtij pozicioni do të vazhdoj me procedurën e Ngritjes në Detyrë/pranim nga jashtë shërbimit civil sipas njoftimit në shpalljen e këtij pozicioni.