Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu VI – “Nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues”, neni 20, 21 dhe 32 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 5.3.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë dhe anëtarve të TND-së”, i ndryshuar. Njësia Përgjegjëse e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton se:
Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të paraqitur brenda afateve të përcaktuara, shpall Listën e Kandidatëve, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta dhe që do të vazhdojnë konkurimin në procedurën “Konkurrim i Hapur”, për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë së nëpunësit civilë të lartë drejtues, në pozicionin “ Inspektor ” pranë ILDKPKI, si më poshtë;
- Andrea Vorfi
- Dorina Laçi
Konkurrimi-testimi me shkrim do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 23.2.2022, në orën 10.00, në mjediset e ILDKPKI.
Njoftimi me listën e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve) do të publikohet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të ILDKPKI dhe në stendën e informimit të publikut.
Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.ildkpki.al.
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR Njoftim dt. 31.1.2022