BASHKIA TIRANË, AGJENCIA E SHËRBIMEVE FUNERALE, SHPALLJE FITUESI

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.3717/2, datë 01.02.2017 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimeve Funerale, njësi në varësi të Bashkisë Tiranë”.

 

Njësia e Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit për vendin e lirë të punës për pozicionin Varrmihës në Sektorin Tufinë, klasa e pagës VIII, njofton se kandidati Xh.A skualifikohet për arsye të mosplotësimit të dokumentacionit përkatësisht mungon fotokopja e librezës së punës dhe letër motivimi.