AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, DREJTORIA RAJONALE E OFRIMIT TË FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK SHKODËR, VENDE TË LIRA PUNE

Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshilli të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të Udhëzimit nr. 14, datë 27.05.2021 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë së institucioneve të arsimit dhe formimit profesional, si dhe aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore, përbërjes së njësisë së zhvillimit të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”,

 

Ofruesi publik i AFP-së, Drejtoria Rajonale e Ofrimit të Formimit Profesional Publik Shkodër, ju njofton krijimin e vendeve të lira për pozicionet:

 

– Instruktor/mësimdhënës i formimit teoriko-praktik me kohë të pjesshme për kursin  “Instalime dhe mirëmbajtje e rrjetit elektrik” dhe Instalime dhe mirëmbajtje e paneleve diellore fotovoltaike.    (1 mësimdhënës)

– Instruktor/mësimdhënës i formimit teoriko-praktik me kohë të pjesshme për kursin  “Sipërmarrje dhe zhvillimi i planit të biznesit” dhe “Sipermarrje dhe menaxhim i biznesit te vogël”.    (1 mësimdhënës)

  • Instruktor/mësimdhënës i formimit teoriko-praktik me kohë të pjesshme për kursin “Teknike e rrjetit kompjuterik” dhe “Graphic design”. (1 mësimdhënës)

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR

293

294

295