Në shkresën me nr. 1081 Prot, datë 16.11.2021 Enti Rregullator i Energjisë, ka dërguar për publikim pranë “Agjensise Kombëtare të Punesimit dhe Aftësimit” një “Kërkesë për publikim vendesh të lira”.
Në vijim konstatojmë se ka disa gabime materiale në shpalljen bashkëlidhur kësaj shkrese.
Sikurse jeni në dijeni Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në Rrepublikën e Shpipërisë”, në nenin 112 (Korrigjimi i gabimeve materiale në aktin administrativ) të tij, përcakton se:
- Organi publik, në çdo kohë, kryesisht apo me kërkesë, mund të korrigjojë gabimet e shkrimit, gabimet në përllogaritje dhe pasaktësi të tjera të dukshme, në një akt administrativ.
- Organi publik ka të drejtë të kërkojë kthimin e aktit administrativ të shkruar që korrigjohet, si dhe të çdo kopje të njësuar të tij.
Në këto kushte, bazuar në sa më sipër cituar, kërkojmë nga ana juaj të publikoni në faqen tuaj zyrtare, shpalljen e korrigjuar të cilin po e nisim bashkëlidhur dhe kthimin në ERE të kopjes së dërguar me shkresën nr. 1081 Prot, datë 16.11.2021.
Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin Civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreu-II “Lëvizja paralele të nivelit të mesëm drejtues brënda të njëjtës kategori“ ; Kreu III “Ngritja në detyrë të nivelit të ulët drejtues në nivelin e mesëm drejtues të Vendimit Nr. 242, datë 18.03.2015,“ Për plotësimin e vëndeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” si dhe planit vjetor të pranimit 2021 në shërbimin civil të Enti Rregullator të Energjisë“, Njësia Përgjegjëse e ngarkuar e Entit Rregullator të Energjisë, shpall procedurën e lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil për pozicionin:
PËRGJEGJËS SEKTORI I BURIME NJEREZORE DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE Kategoria e pagës III-a.
PËRGJEGJËS SEKTORI I INSPEKTIMEVE NË DREJTORINË TREGUT DHE INSPEKTIMEVE Kategoria e pagës III-a/1
PËRGJEGJËS SEKTORI I KONTROLLIT TË KOSTOVE DHE LLOGARIVE PËR AKTIVITETET E TË LICENSUARVE NË DREJTORINË E TARIFAVE DHE ÇMIMEVE Kategoria e pagës III-a/1.
PËRGJEGJËS SEKTORI I MONITORIMIT TË TREGUT NË DREJTORINË E MONITORIMIT TË TREGUT DHE INSPEKTIMEVE Kategoria e pagës III-a/1.
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR FW__shpallje_përgjegjësa_sektori__