Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr.15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, Urdhërit të Kryeministrit nr.172, datë 24.12.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 34, datë 14.09.2020 “Për mënyrën e emërimit dhe të lirimit nga detyra të punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” i ndryshuar, shkresës nr.756 prot, datë 29.12.2021“Njoftim për vend të lirë pune në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Korcë”, protokolluar në AKPA me nr.22 prot, datë 05.01.2022, ju lutem procedoni me shpalljen e njoftimit për vendin e lirë në faqen elektronike zyrtare të AKPA-së, si dhe në një vend të dukshëm në hyrje të ambienteve të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Korcë, brenda datës 13.01.2022, si më poshtë:
Pozicioni i punës:
- Përgjegjës Sektori në Sektorin e Zyrës Vendore Pogradec, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Korcë.
- PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR 22.1