Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të
Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë, dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim,
“Loji i diplomës Shkenca Shoqërore dhe Shkenca Juridike, Niveli Minimal i diplomës “Master Shkencor”, njofton se për pozicionin:
1. Përgjegjës i Sektorit të Evropës, Ndihmës së Huaj, Diasporës dhe Migracionit, Drejtoria e Projekteve Strategjike, Evropës, Migracionit, Diasporës, Komunikimit dhe Transparencës – Kategoria III-a/1.
Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazen e dytë të konkurimit janë:
1. Erjon Elmazi
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 24.01.2022 ora 11:00, në ambientet e Këshillit të Bashkisë Lezhë