Në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, Bashkia Tiranë, në zbatim të organigramës miratuar me Urdhrin Nr. 25311/2, datë 29.06.2018. “Për Miratimin e Nivelit të Pagave të Punonjësve të Qëndrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Institucion në Varësi të Bashkisë së Tiranës”, sipas kategorizimit të pagave, në strukturën bashkëlidhur këtij urdhëri, Vendimit Nr. 19521/1, datë 16.05.2019, “Për miratimin e Rregullores për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e administratës së Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, si dhe Urdhrit Nr. 38810/3, datë 29.10.2021 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë ”, VKB nr. 159, datë 26.12.2019 “Për emërtimin dhe miratimin e stemave të drejtorive të përgjithshme të punëtorëve të qytetit dhe Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucione në varësi të Bashkisë Tiranë”, shpallet 1 (një) vend i lirë pune për Specialist I (i parë) pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, Bashkia Tiranë (Kategoria/ Klasa III-b, Grupi 1/2).
Dokumentacioni i kërkuar në dosjen personale, në momentin që aplikanti shpallet fitues:
- CV
- Vërtetim banimi
- Çertifikatë personale dhe familjare
- Dëftesë/ Diplomë + listë notash (kopje të noterizuara)
- Çertifikata,kualifikime etj (nëse dispononi)
- Librezë pune origjinale
- Raport mjeko – ligjor
- Dëshmi penaliteti (deri në momentin e paisjes me dëshmi penaliteti, fotokopje të kuponit të aplikimit në postë)
- 2 fotografi
Disa nga detyrat që duhet të kryejë Specialist I (i parë) janë:
-
- Harton procedura në zbatim të kërkesave të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë për të gjitha çështjet që lidhen me punësimin e personelit, apo ecurinë e punës së personelit, me kërkesë të Përgjegjësit të Sektorit, Drejtorit të Drejtorisë, apo Drejtorit të Përgjithshëm.
- Mbledh dhe rakordon me të gjitha drejtoritë listprezencat e çdo fund muaji.
- Përpilon në çdo fund muaji listprezencën e paraqitjes në punë të punonjësve dhe e paraqet atë në Drejtorinë e Financës.
- Ruan, sistemon dhe administron dosjet e punonjësve duke bere inkuadrimin e tyre me regjistrin themeltar të punonjësve.
- Ndjek në vazhdimësi disiplinën dhe pasqyrimin e masave disiplinore kur ka, në dosjen personale të çdo nëpunësi.
- Çdo ditë mban evidencën ditore të paraqitjes në punë, të cilat ia paraqet eprorit direkt dhe drejtorit të drejtorisë.
- Plotëson Librin e Regjistrimit të punonjësve në bazë të dokumentacionit përkatës që duhet të paraqesë i punësuari si dhe librezën e punës.
- Mban dokumentacionin e plotësuar mbi strukturën organizative të institucionit dhe reflekton ndryshimet në mënyrë periodike.
- Harton dhe ndjek nënshkrimin e kontratave individuale të punës për çdo punonjës në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Në bashkëpunim me Sektorin e Financës ndjek shpërndarjen e pagave sipas strukturës organizative dhe informon Përgjegjësin e Sektorit kur konstaton shkelje.
- Përgatit dhe dërgon çdo 3 muaj pranë Zyrës Rajonale të Punësimit deklarimin e punëmarrësve.
- Plotëson dhe përgatit dokumentacionin e nevojshëm për pensionet e pleqërisë dhe ato të përkohshme (invaliditetit, aksidentet në punë, apo ndihmës financiare në raste fatkeqësish dhe sëmundjesh).
- Zbaton procedurat ligjore të rekrutimit, lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë, ndjek dhe asiston të gjitha procedurat duke filluar që nga shpallja e vendit të lirë të punës sipas dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi, vlerësimi paraprak i dokumentacionit, shpallja e kandidatëve të kualifikuar për fazën e dytë, shqyrtimi i ankesave, ngritja e komisionit të vlerësimit, shpallja e fituesve deri në emërimin e tyre.
- Ndjek dhe zbaton procedurat e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës për punonjësit sipas parashikimeve të Kodit të Punës.
- Plotëson dosjet e personelit sipas kërkesave ligjore dhe i azhornon ato në mënyrë periodike.
-
Harton shkresa, kontrata individuale pune, plotëson librezat e punës, regjistron të dhënat e çdo punonjësi dhe bën azhornimin e tyre në regjistrin themeltar apo elektronik, etj.
Afati për dërgimin e CV- ve është deri më datë 19.01.2022.
* Aplikimi behet duke dërguar CV-në dhe kërkesën për punësim në pozicionin e dëshiruar tek e-mail: femijet@tirana.al