SHKOLLA E MAGJISTRATURËS, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 24, të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Shkolla e Magjistraturës, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për ngritjen në detyrë dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar, në Shkollën e Magjistraturës – kategoria: III-a

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:

1) Erjola Mura

  1. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 12.01.2022, ora 10.00 , në ambientet e Shkollës së Magjistraturës, adresa: Rruga: “Ana Komnena”, godina e Polit të Drejtësisë, Tiranë.

    B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 12.01.2022, ora 12.00 , në ambientet e Shkollës së Magjistraturës, adresa: Rruga: “Ana Komnena”, godina e Polit të Drejtësisë, Tiranë.