Përgjegjës i Njësisë për koordinimin e integrimit europian dhe ndihmës së huaj Kategoria e pagës III-a/1
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mat, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve dhe periudhës së ankimeve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes
paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil.