Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Bashkia Vorë në mbështetje të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësit civil” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve, njofton se për pozicionin:
- Specialist në Sektorin e Planifikimit të Buxhetit në Drejtorinë e Menaxhimit Financiar.
Kandidati fitues është:
- Alma Skënderi me 84 pikë
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, Vendimit Nr. 118, datë 5.3.2014 “Për Procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të Tnd-së” të ndryshuar, po ju dërgojmë për publikim në Portalin “Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive” njoftimin për verifikimin paraprak për procedurën e ngritjes në detyrë, për kategorinë e lartë drejtuese për pozicionin:
- Sekretar i Përgjithshëm.
Nga verifikimi paraprak rezulton se për këtë pozicion kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlersimit është:
- Daut Buraj
- Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Bashkia Vorë në mbështetje të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësit civil” i ndryshuar, VKM-së nr. 242, date 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve, njofton se për pozicionin.
- Drejtor në Drejtorinë e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.
Kandidati fitues është:
- Gerti Delli, me 88 pikë