Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013”Për nëpunësin civil”,si dhe të pikës 9, të Kreut VII, të vendimit nr.243 datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministratve, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktura në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për grupin e pozicioneve:
- 1 Specialist, Sektori Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Trajnimit dhe Karrierës në Drejtorinë e Administratës dhe Burimeve Njerëzore – Kategoria IV A.
- 1 Specialist, Sektori i Projektimit Inxhinierik dhe Arkitektonik në Drejtorinë e Projektimit dhe Azhornimit Topografik- Kategoria IV A.
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit
Duke filluar nga data 12.01.2022, do të njoftohen nëpërmjet faqes së Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe faqes zyrtare të Bashkisë Elbasan, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për proçedurën e pranimit në shërbimin civil, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurimi.
Në zbatim të Nenit 26, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13 të Kreut II dhe III të Vendimit Nr.242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar, Bashkia Elbasan, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljet për konkurim njofton se për pozicionet:
- Përgjegjës, Sektori i Hartimit të Analizave dhe Monitorimit të Shërbimeve Urbane në Drejtorinë e Politikave të Shërbimit Urban – Kategoria III A/1
- Përgjegjës, Sektori i Projektimit Inxhinierik dhe Arkitektonik në Drejtorinë e Projektimit dhe Azhornimit Topografik -Kategoria III A/1
Nuk ka kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit.
Duke filluar nga data 12.01.2022, do të njoftohen nëpërmjet faqes së Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe faqes zyrtare të Bashkisë Elbasan, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për proçedurën e ngritjes në detyrë ose pranim në shërbimin civil, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurimi.
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013”Për nëpunësin civil”,si dhe të pikës 9, të Kreut VII, të vendimit nr.243 datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministratve, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktura në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për grupin e pozicioneve:
- 1 Specialist, Sektori Parandalimit dhe Mbulimit në Terren të Emergjencave Civile në Drejtorinë e Emergjencave Civile -Kategoria III B
- 2 Specialist (Programues), Sektori Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Teknologjisë së informacionit dhe Medias – Kategoria III B.
- 1 Specialist, Sektori Vlerësimit dhe Statistikave në Drejtorinë e Informacionit, Statistikave dhe Koordinimit -Kategoria III B.
- 1 Specialist (Kontabiliteti), Sektori Kontabilitetit, Inventarizimit, Monitorimit të Shpenzimeve të Drejtorive të Varësisë në Drejtorinë e Buxhetit dhe Financës- Kategoria III B.
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit