Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kuçovë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se
– kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e pranimit në shërbimin civil për pozicionin Specialist IT pranë Drejtorisë së Transporteve, Shërbimeve Publike dhe Shërbimeve Mbështetëse është:
- Erion Cela
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 28.12.2021 ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Kuçovë, kandidatët të cilët do të grumbullojnë në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë më datë 30.12.2021 ora 10:00.