KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE REZULTATET E VERIFIKIMIT

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të kreut  III  të vendimit nr.242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njofton se:

 

Për procedurën ngritje në detyrë për vendin e lirë të punës së kategorisë së ulët drejtuese Shef i Sektorit të Programeve dhe Edukimit të Zgjedhësve në DK në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.

Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr.152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar,  kreut  IV  të vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njoftojmë se:

 

Për procedurën pranim në shërbimin civil për vendin e lirë të punës të kategorisë ekzekutive specialist në Sektorin e Auditit të Brendshëm në DKFAB, në përfundim të afaftit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.