INSTITUTI I STATISTIKAVE, VEND I LIRË PUNE

Instituti i Statistikave (INSTAT), kërkon të punësojë punonjës me kontratë pune në pozicionet:
2 (dy) Specialist Programist IT, në kuadër të Censit te Popullsisë dhe Banesave.
TITULLI I SHPALLJES “2 SPECIALIST PROGRAMIST IT, NË KUADËR TË CENSIT TE POPULLSISË DHE
BANESAVE”
Termat e referencës:
• Zhvillon, teston, mirëmban dhe dokumenton programe për kompjuter për proceset e ndryshme të Censit të
Popullsisë dhe Banesave 2020.
• Ndihmon në kontrollin e aplikacioneve të reja përpara së të zbatohen për të përcaktuar lehtësinë e përdorimit dhe
për të gjetur problemet e mundëshme.
• Harton programe për të gjeneruar raporte sipas nevojave.
• Krijon dhe mirëmban bazat e të dhënave të aplikacioneve për të cilat është përgjegjës.
• Trajnon stafin e suportit të TI në terren, ndihmon në procesin e instalimit dhe konfigurimit të pajisjeve për mbledhjen e të dhënave.
• U përgjigjet kërkesave të përdoruesve për asistencë. Identifikon burimin e problemit (software ose gabim anketuesi/kontrollori) dhe zgjidh problemin, e referon dhe e diskuton problemin me eprorin.
• Punon në grup, atëhere kur i ngarkohet, për të zhvilluar pjesë të caktuara të një aplikacioni.
• Kryen detyra të tjera që mund t’i ngarkohen
Kriteret e përzgjedhjes:
– Të ketë përfunduar studimet universitare në Informatikë, Informatikë Ekonomike, Inxhinieri Informatike, shkenca kompjuterike;
– Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
Informacione te tjera:Fusha e njohurive:
• Njohuritë mbi Ligjin nr.17/2018 “Për Statistikat Zyrtare”, i ndryshuar
• Njohuri mbi sistemet e menaxhimit te bazave te te dhenave:
https://www.tutorialspoint.com/dbms/pdf/dbms_quick_guide.pdf
• Koncepte mbi programimin e orientuar ndaj objekteve:
https://atomicobject.com/uploads/archive/files/ObjectOrientedProgramming.pdf
• Koncepte mbi Microsoft SQL Server:
http://cdn.ttgtmedia.com/searchSQLServer/downloads/SQL_Components_Ch4_SS2008.pdf
Afati i aplikimit:12/23/2021
Aplikimi realizohet nëpërmjet faqest së Institutit të Statistikave në seksionin e vëndeve vakante për pozicionet me kontrata të përkohëshme