Bashkia Vore Verifikim paraprak

Në mbështetje të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, po ju dërgojmë për publikim, njoftimin për verifikimin paraprak të lëvizjes paralele për vendet e lira të punës në kategorinë si më poshtë:

Në kategorinë Ekzekutive

  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Biznesit, pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave.
  • 1 (një) Specialist I Politikave Sociale, (Administrator), në Sektorin e Politikave Sociale dhe Barazisë Gjinore pranë Drejtorisë së Arsimit, Shëndetësisë, Kulturës, Ndihmës Ekonomike dhe Strehimit.
  • 2 (dy) Specialist në Sektorin e Prokurimeve Publike pranë Drejtorisë e Çështjeve Ligjore, Liçensave dhe Prokurimit Publik.
  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Pyjeve pranë Drejtorisë së Administrimit, Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës.
  • 1 (një) Specialist I Pronave Publike në Sektorine e Kadastrës, pranë Drejtorisë së Administrimit, Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës.
  • 1 (një) Specialist Bujqësie pranë Njësisë Administrative Bërxullë.
  • 1 (një) Specialist Protokolli pranë Njësisë Administrative Bërxullë.
  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Auditit të Brendshëm.

 

Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak rezulton se nuk është paraqitur asnjë kandidat që plotëson kushtet për lëvizjen paralele.

Për sa më lart plotësimi I këtyre pozicioneve do të vazhdoj me procedurën e pranimit në Shërbimit Civil sipas njoftimit në shpalljen e këtyre pozicioneve.

Në mbështetje të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësit civil” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, po ju dërgojmë për publikim në portalin Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, njoftimin për verifikimin paraprak të lëvizjes paralele për aplikimet në pozicionin:

  • 1 (një) Specialist Protokolli në Sektorin e Protokoll- Arshivës pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore Teknologjisë dhe Inovacionit.

 

Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak rezulton se kandidatët që plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele janë:

  1. Milena Luca

Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 10.12.2021 ora 11:00, në ambjetet e Bashkisë Vorë