Në zbatim të nenit 26/2, të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar , si edhe të kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve njerëzore në Bashkinë Berat në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve për përmbushjen e kushtëve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim , për procedurën e ngritjes në detyrë në shërbimin Civil, njofton se për pozicionin:
- Drejtor Drejtorinë e Planifikimit Urban, Lejeve dhe Monitorimit të Investimeve
Nuk është paraqitur asnjë kandidat që plotëson kushtet dhe kërkësat e veçanta për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.
Procedura përfundon pa fitues.
Në zbatim të nenit 22 të ligjit Nr.152/2013 “Për nepunësit Civil” I ndryshuar , si edhe të kreut ,IIdhe IV, pika 2, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat, në përfundim të verifikimit të kandidatëve për përmbushjen e kushtëve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidati kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vleresimit për pozicionin:
- Specialist i Ndihmës Ekonomike dhe Pagesave të Aftësisë së Kufizuar në Njësinë Administrative Velabisht, Drejtoria e Shërbimit Social.
1.Bojken Tabaku
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 07.12.2021, ora 10.00 në ambjentet e Bashkisë Berat .
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 07.12.2021, ora 15.00 në ambjentet e Bashkisë Berat .