BASHKIA VORË Verifikim paraprak

Në mbështetje të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësit civil” i ndryshuar, VKM-së nr.242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“, i ndryshuar, po ju dërgojmë për publikim në portalin Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, njoftimin për verifikimin paraprak, lëvizjes paralele për aplikimet në pozicionet:

Në kategorinë e mesme drejtuese

  1. Drejtor në Drejtorinë e Çështjeve Ligjore, Liçensave dhe Prokurimit Publik.
  2. Drejtor në Drejtorinë e Planifikimit Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit.

Në kategorinë e ulët drejtuese

  1. Përgjegjës në Sektorin e Politikave Sociale dhe Barazisë Gjinore pranë Drejtorisë së Arsimit, Shëndetësisë, Kulturës, Ndihmës Ekonomike dhe Strehimit.
  2. Përgjegjës në Sektorin e Çështjeve Ligjore, Liçensave dhe Trajtimit të Ankesave, pranë Drejtorisë e Çështjeve Ligjore, Liçensave dhe Prokurimit Publik.
  3. Përgjegjës në Zyrën e Shërbimit në Njësinë Administrative Prezë.

 

Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak rezulton se nuk është paraqitur asnjë kandidat që plotëson kushtet për lëvizjen paralele.

Për sa më lart plotësimi i pozicioneve do të vazhdoje me procedurën e Ngritjes në Detyrë sipas njoftimit në shpalljen e këtyre pozicioneve.

Në mbështetje të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësit civil” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, po ju dërgojmë për publikim në portalin Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, njoftimin për verifikimin paraprak të lëvizjes paralele për aplikimet në pozicionin:

  • 2 (dy) Specialistë pranë Sektorit të Personelit në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore Teknologjisë dhe Inovacionit.

 

Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak rezulton se kandidatët që plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele janë:

  1. Erisa Subashi
  2. Anduela Hoxha

Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 10.12.2021 ora 11:00, në ambjetet e Bashkisë Vorë

Në mbështetje të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësit civil” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, po ju dërgojmë për publikim në portalin Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, njoftimin për verifikimin paraprak, lëvizjes paralele për aplikimet në pozicionin:

  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Planifikimit të Buxhetit, pranë Drejtorisë së Menaxhimit Financiar.

 

Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak rezulton se nuk është paraqitur asnjë kandidat që plotëson kushtet për lëvizjen paralele.

Për sa më lart plotësimi i këtij pozicioni do të vazhdoj me procedurën e pranimit në shërbimin civil sipas njoftimit në shpalljen e këtij pozicionit.