Këshilli i Lartë Gjyqësor Rezultatet e verifikimit paraprak

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për ngritjen në detyrë, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:

-Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë, është:                         – Ervin Misso,

 

-Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 24.11.2021, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

– Intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, do të zhvillohet më datë 24.11.2021, ora 14.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.