BASHKIA MALLAKASTËR Verifikim paraprak

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM nr. 243, datë 18.3.2015,”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive , VKM  Nr.142 datë 12.03.2014, “Për përshkrimin dhe klasifikimin e  pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura”, i ndryshuar, si dhe të kreut II, III, IV të Vendimit Nr.242, datë 18.03.2015, i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mallakastër, njofton se nga verifikimet e dosjeve të dërguara nga aplikant për shpalljet e datës 26.10.2021, kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për proçedurën  e pranimit nga jashtë sistemit të shërbimit civil në kategorine ekzekutive, ngritjes në detyrë për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese për nëpunësit civil janë :

  1. Për pozicionin: Përgjegjës, Sektori i Burimeve Njerëzore,Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse, kategoria III-a/1 kualifikohet Jonida Llaka.
  2. Për pozicionin: Specialist, Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore,Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse, kategoria IV-a kualifikohet Merushe Qalliaj.