INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE VERIFIKIM PARAPRAK

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015,“Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e  ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton se;

 

Nga procedura  “Levizja paralele”, për 1 (një) vend të lirë pune të nivelit të mesëm drejtues në pozicionin Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Marrëdhënieve me Institucionet” në ILDKPKI, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë dhe pozicioni i lartpërmendur  rezulton ende vakant.

 

Procedurat për lëvizje paralele mbyllen pa asnjë kandidat.

 

Konkurrimi do të vazhdojë me plotësimin  e vendit të lire të punës, sipas Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar,  Kreu III “Ngritja në detyrë”.

 

Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe   Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë.