Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të kreut II të vendimit nr.242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:
Për procedurën e lëvizjes paralele për vendin e lirë të punës së kategorisë së ulët drejtuese, Shef Sektori i Koordinimit dhe Mbikëqyrjes në DKMZ, Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele, në përfundim të procedurës së intervistës së strukturuar me gojë shpalli fitues;
- Blendi KODRA
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.
Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr.152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut IV të vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njoftojmë se:
Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, të kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta të pozicionit të punës Specialist në Sektorin e Përgatitjes së Akteve në DJDZ të përcaktuara në shpalljen për konkurim, shpallet lista paraprake e kandidatëve që kualifikohen në fazën konkurimi–testimi dhe intervistës së strukturuar me gojë, si më poshtë;
- Ambra Agolli
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.