Këshilli i Lartë Gjyqësor Rezultatet e verifikimit paraprak

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu II dhe kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për pozicionin:

Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.