Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, gërma a dhe g, ligjit nr.8224, datë 15.5.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë së Bashkisë dhe Komunës” (i ndryshuar), nenit 11 të Rregullores së brendshme “Tip” të policisë së bashkisë dhe komunës, VKM-së nr.313 datë 1.7.2002 të Këshillit të Ministrave për caktimin e strukturës, të numrit të punonjësve dhe shpezimeve buxhetore të policisë së bashkisë dhe komunës të ndryshuar”, po ju dërgojmë për publikim në Portalin “Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive” njoftimin për verifikimin paraprak për procedurën e policisë Bashkiake në pozicionet:
- Inspektor në Policinë e Bashkisë së Vorës (1 inspektorë)
- Polic në Policinë e Bashkisë së Vorës (1 policë)
Nga verifikimi paraprak rezulton se për pozicionin “Inspektor” në Policinë Bashkiake Vorë kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlersimit është:
- Teki Kastrati
Për pozicionin “Polic” në Policinë Bashkiake Vorë kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlersimit është:
- Rahim Halili
Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 01.11.2021 ora 09:00, në ambjetet e Bashkisë Vorë
Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 01.11.2021 ora 11:00, në ambjetet e Bashkisë Vorë