AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE DREJTORIA RAJONALE ELBASAN SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr.15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, Urdhërit të Kryeministrit nr.172, datë 24.12.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 34, datë 14.09.2020 “Për mënyrën e emërimit dhe të lirimit nga detyra të punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” i ndryshuar,  njofton emërimin e kandidatit si më poshtë:

  • Emërimin në detyrë të Z.Ardian Hoxha, në pozicionin e punës, Specialist në Sektorin e Zyrës Vendore Gramsh, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Elbasan, kategoria IV-c.

 

Njoftimi bëhet në faqen elektronike zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun, si dhe në një vend të dukshëm në hyrje të ambienteve të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Elbasan.                                  

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR 2949.15